WP1 - Përmbledhje

WP1 - Përmbledhje

WP1 - Përmbledhje

Sëbashku me ndryshimet e klimës, introduktimi i llojeve jo endemike/alloktone (në Anglisht: NNS) njihet gjerësisht si një prej kërcënimeve ndaj biodiversitetit ujor dhe me impakt ndaj mirëqënies së njeriut. Pjesa e parë e legjislacionit të Evropës mbi llojet alloktone, gjerësisht i referohet llojeve invazive aliene (në Anglisht: IAS) dhe ky u bë i aplikueshëm në 2014 nga Rregullorja 1143/2014 e EU-se rreth “Menaxhimit parandalues të introduktimit dhe shpërndarjes së llojeve invazive aliene”. Bazuar në këtë Rregullore, Shtetet Anetare (në Anglisht: Member States – MS) duhet të ndërmarrin masa në rrugëtimet e introduktimit të paqëllimshëm, përfshirë këtu masat për identifikimin e hershëm dhe zhdukjen e menjëhershme të të tilla llojeve dhe menaxhimin e llojeve, që janë tashmë të shpërndara gjerësisht në territorin respektiv. Megjithëse, ende është e panjohur, nëse kjo rregullore ndikon veprime të mëtejshme në vëndet që nuk janë ende anëtare të BE-së në Ballkan, pamvaresisht rregullores së IAS, Shtetet Anëtare janë të detyruara të fuqizojnë bashkëpunimin me vëndet si pale të treta, lidhur me rregullimin e IAS (Neni 22). Llojet alloktone dhe biodiversiteti janë përgjithësisht me prioritet të ulët në axhendat politike të shumë vëndeve, ku kjo është vecanerisht e vërtetë për vëndet e Evropës jashtë BE-së. Për më tepër, vëndet kufitare që nuk janë pjesë e BE-se nuk janë të detyruara të aplikojnë ligjet e BE-së, në lidhje me llojet alloktone; kjo mund të lejoj korridore të hapur lidhur me ivazionin nga llojet invazive aliene. Gjithësesi, objektivat dhe detyrimet që adresojnë llojet alloktone në Ballkanin Perëndimor nën paketën e punës 1 (në Anglisht: working package 1 – WP1) ishin analizimi: (1) i rregulloreve politike lidhur me llojet aliene; (2) përkuzimeve mjedisore dhe planeve të menaxhimit; (3) nivelit të edukimit dhe praktikës në edukim; dhe (4) perceptimit socio-ekonomik. Gjithashtu, praktikat në menaxhimin e riskut dhe planet veprimit janë zhvilluar për implementimin dhe menaxhimin e riskut të llojeve alloktone në Ballkanin Perëndimor. Zhvillimi i edukimit është analizuar gjithashtu.

Rregullorja e BE-se mbi Llojet Aliene (EU No. 1143/2014) e lidhura me Llojet Alloktone/NNS implementohet në vëndet e BE-se (vënde të programit Erasmus+, përfaqsuar nga Italia, Greqia dhe Kroacia), përfshirë këtu edhe Malin e Zi (megjithëse vend partner ne Programin Erasmus+). Shqipëria dhe Bosnje dhe Hercegovina nuk raportojnë për politika apo rregullore specifike lidhur me llojet aliene. Një problem tjeter vjen në rastin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku ekziston një strukturë komplekse e qeverisë dhe mungon legjislacioni unik në nivel kombëtar (vëndi është i ndarë dhe nuk përmban një legjislacion unik). Shqipëria është më tepër e orientuar në mbrojtjen e biodiversitetit detar, në krahasim me ujërat e brendshëm. Listat kombëtare të llojeve aliene nuk janë të perpiluar mirë në vëndet e Ballkanit Perëndimor dhe kanë nevojë për përditësime. Përkufizime të ndryshme të llojeve aliene janë raportuar dhe zakonisht rregullohet nga akti Politik në vëndet, në të cilat tashmë implementohen llojet alloktone në Legjislacion. Programet e monitorimit specifikisht janë të projektuara për llojet aliene, edhepse nuk kanë filluar ende në vëndet e BE-së (vënde të programit Erasmus+), përvec Kroacise. Sigurisht, mungesa e fondeve parandalon vëndet që të fillojnë të tilla aktivitete. Instrumentat e Menaxhimit të Riskut (në Anglisht: Risk Management Tools) si eksperiencat me AS-ISK u përdorën vetëm në nivel akademik, por në terren, menaxhimi i riskut të llojeve alloktone nuk është realizuar në asnjë prej vëndeve ku është shtrire i tillë investigim. Pjesa më e madhe e vëndeve janë duke adresuar llojet alloktone nëpërmjet kurseve edukative të lidhur me aktivitetet e projektit, të cilat përfaqsojnë praktikën kryesore edukuese. Vëndet anëtare të programit Erasmus+ (Kroacia dhe Turqia) dhe vëndet Partnere (Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina) kanë organizuar leksione në nivel Bachelor, Master/PhD lidhur me impaktet ekologjike dhe/apo socio-ekonomike të llojeve alloktone (NNS) dhe atyre invazive (IAS).

Niveli i Edukimit i korrespondon implementimit të rregullores së politikave mbi Llojet Alloktone dhe kjo është ende në zhvillim. Ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe përgatitjet edukative që adresojnë llojet alloktone janë identifikuar të jenë në nivele të ulëta dhe pikëpamje të ndryshme përqasjesh janë identifikuar  në vëndet Partnere ( të Programit Erasmus+). Grupet target për programet edukative në rajon mund të jenë studentët dhe aktorë të tjerë të sektorit, si SME-të në peshkim, bujqësi dhe industrinë e turizmit (Parqet Kombetare, shoqatat e peshkatarëve dhe ato të peshkimit rekreativ dhe sportive e tje.) dhe aktorët e sektorit që përfshihen në politikëbërje (autoritetet e qeverive lokale/bashkive dhe qeverisë qëndrore). Bazuar në gjëndjen e identifikuar aktualisht në vëndet Partnere të Ballkanit Perëndimor, duke ndjekur benefitet u identifikuan këto çështje: (1) Zhvillimi i Strategjisë dhe Planit Kombetar të Masave mbi Llojet Invazive; (2) Zhvillimi i një legjislacioni kombëtar konsistent në përputhje me Planin e Masave dhe Strategjinë; (3) Strategjia e komunikimit brënda dhe jashtë kuadrit territorial; (4) Kontrrolli më i mirë lidhur me introduktimin, shpërndarjen dhe vendosjen e llojeve të reja; (5) Vendosja e kontrrollit në kufij dhe biosigurisë; (6) Analizimi i riskut; (7) Zhvillimi i një strategjie në rritjen e ndërgjegjësimit; (8) dhe Zhvillimi i një strategjie mbi edukimin, bazuar në grupet target të identifikuara. Me përpjekje të përbashkëta dhe komunikimin e mirë, të tilla oportunitete mund të implementohen në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të parandalohet humbja e biodiversitetit.