Projekti

Konsorciumi RiskMan përfshin 13 partnerë ndërkombëtarë nga vendet e BE -së dhe Ballkanit Perëndimor dhe u financua nga Bashkimi Evropian ne kuadër te programit ERASMUS+ CBHE 2020. Qëllimi kryesor i projektit është të promovojë edukimin e palëve të interesuara dhe arsimin e lartë në fushën e vlerësimit të rrezikut të specieve jo-vendase dhe të stimulojë kërkimin dhe bashkëpunimin në menaxhimin e specieve jo-vendase në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Partneret e RiskMan:

- Universiteti Muğla Sıtkı Koçman (Turqi - Koordinator)

- Universiteti i Palermos (Itali)

- Universiteti i Zagrebit (Kroaci)

- Ekomenlog (Maqedonia e Veriut)

- Instituti Hidrobiologjik i Ohrit (Maqedonia e Veriut)

- Albanian Center for Environmental Protection and Sustainable Development (Shqiperi)

- ALB ADRIATICO 2013 (Shqipëri)

- Universiteti Bujqësor i Tiranës (Shqipëri)

- Universiteti i Sarajevës (Bosnje dhe Hercegovinë)

- Universiteti i Malit te Zi (Mali i ZI)

- iSea (Greqi)

- Universiteti i Bihać (Bosnje dhe Hercegovinë)

- Kolegji Universitar i Biznesit (Shqipëri)

 

Përmbledhje e Projektit:

Llojet jo-vendase njihen si një nga kërcënimet kryesore për biodiversitetin e mjediseve ujore dhe impaktin ndaj mirëqenies së njerëzve. Në Ballkan korridoret kryesore për përhapjen e tyre janë lumenjtë ndërkufitar dhe liqenet që cilët lagin disa shtete dhe krijojnë konflikte interesi pasi burimet ujore shpërndahen në mënyrë të pabarabarte midis Shteteve. Në Ballkan, hendeku i njohurive rreth pranisë, shpërndarjes dhe impaktit te llojeve jo-vendase, ishte i dukshëm. Qëllimi kryesor i Projektit RiskMan është forcimi i Kapaciteteve Edukuese për Menaxhimin e Riskut të Llojeve Jo-vendase në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovine, Malin e Zi nëpërmjet promovimit të edukimit të grupeve të interesit dhe të studentëve dhe stimulimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve partnere. Për këtë qëllim, Konsorciumi RiskMan propozon të hartojë një sërë masash të bazuara së pari në rrugëtimet e reja arsimore të propozuara për të rritur aftësinë e grupeve të synuara vendase për të zbutur dhe parandaluar në mënyrë proaktive ndikimin e mundshëm negativ në sistemet socio-ekologjike. Konsorciumi RiskMan do të promovojë bashkëpunimin e akademikëve të Vendeve të Programit (Programme Countries) për të ndarë përvojat e tyre me universitetet dhe OJQ -të anëtare të vendeve partnere. Objektivat specifike të projektit janë: azhurnimi i aftësive të sistemit të arsimit të lartë në lidhje me menaxhimin e specieve ujore jo-vendase në Vendet Partnere në përputhje me direktivat ndërkombëtare; mbështetja e Vendeve Partnere për të adresuar sfidat në lidhje me vlerësimin dhe menaxhimin e risikut, pjesëmarrjen e palëve të interesuara, planifikimin dhe qeverisjen e objekteve dhe industrive të akuakulturës; nxitja e konvergjencës vullnetare me zhvillimet e BE -së në arsimin e lartë dhe industrinë e peshkimit dhe kontributi në bashkëpunimin midis Partnerëve të Konsorciumit në menaxhimin e specieve jo-vendase; zhvillimi i modelit të menaxhimit të riskut për speciet ujore jo-vendase për Ballkanin Perëndimor; të prodhoje një kuadër politikash për krijimin e një profesioni të ri.