Permbledhje e WP2

Permbledhje e WP2

Permbledhje e PP2                                             

Qellimi i Paketes se Punes 2 (PP2) eshte te krijoj nje baze informacioni me gjithe informacionin e disponueshem dhe te dhenat e llojeve ujore alloktone ne vendet target te ketij projekti, per te cilat do te perditesohet informacioni vazhdimisht lidhur me te dhenat qe do te rrjedhin nga implementimi i PP2: nje platforme online dhe nje baze te dhenash-database. Detyrimet relative qe duhen permbushur per te kompletuar implementimin e PP2 perfaqsohen nga (a) revizionimi i literatures dhe survejimi bibliografik i lumenjve kryesore qe pershkojne vendet e Ballkanit Perendimor per Vendet Partnere, (b) intervista me perfaqsues te industries dhe aktore te interesit, (c) nga kombinimi i ketyre te dhenave do te krijohet nje platforme, (d) krijimi in je baze te dhenash online dhe (e) testimi ne faze piloted dhe rishikimi vleresues. Kjo permbledhje i referohet rishikimit te literatures dhe survejimeve bibliografike te lumenjve kryesore qe pershkojne Vendet Partnere.

Studimet pioneer mbi llojet alloktone apo jo-endemike datojne pas ne kohe, rreth viteve 1970. Qysh atehere, kerkimi shkencor ne nivel global ka shenuar nje rritje te shpejte. Globalisht, introduktimi i llojeve ujore alloktone detare mund te ndodh qellimisht apo aksidentalisht. Te dhena te disponueshme nga Agjensia Evropiane per Mjedisin (EEA ne anglisht) tregojne se gati 1223 lloje alloktone jane te pranishme ne detet qe lagin Evropen, prej te cilave gati 81% (1039) jane rregjistruar ne periudhen 1949-2017. Trendi e introduktimin e llojeve alloktone ujore ne Detin Mesdhe arriti pikun ne 2000-2005, me gati rreth 21 lloje te reja cdo vit. Vektoret kryesore te introduktimit te llojeve aliene te njohura ne Mesdhe jane (i) aktivitetet e akuakultures (44 lloje, 41%), (ii) Kanali i Suez-it (28 lloje, 26%), (iii) transporti detar (17 lloje, 15%), (iv) aktivitetet e peshkimit (3 lloje, 3%) dhe (v) tregetia e akuariumeve (1 lloj, 1%).

Gadishulli i Ballkanit, nje prej qendrave te biodiversitetit boteror, permban pjesen me te madhe te llojeve endemike te peshqve ne Evrope. Megjithate, survejimet e fundit nga disa vende te Ballkanit kane treguar se 15%–23% e faunes se peshqve te ujerave te embel eshte aliene/apo alloktone, ku ne basenet lumore te Danubit dhe Liqenit Pamvotis(Greqi) iktiofauna perfaqsohet nga me shume se 50% dhe 80% peshq allokton, respektivisht. Deri ne fillim te viteve 1950, introduktimi vinte kryesisht nga Amerika e Veriut dhe Azia, ndersa interesi per llojet nga Veriu dhe Perendimi i Evropes morri hov me vone. Ne total, 60 lloje peshqish jane introduktuar ne Gadishullin e Ballkanit qellimisht, aksidentalisht apo nepermjet shperndarjes natyrore. Introduktimet e para ne ujerat e brendshem jane dokumentuar ne shekullin e 19-te ne Bullgari (dy lloje), Kroaci (nje lloj) dhe Slloveni (kater lloje). Inventari i llojeve aliene apo alloktone perben nje hap te pare thelbesor dhe nje mjet kritik per implementimin e politikave rilevante dhe afrimin e perqasje menaxhuese. Megjithese perpjekjet per menaxhimin, inisiativat politike per te perballuar problemin e lidhur me llojet alloktone dhe ato inavazive jane intensifikuar ne nivel global dhe rajonal, te tilla inventarizime duhet te perditesohen rregullisht dhe te ngelen te tille derisa ritmi i introduktimit te llojeve te reja alloktone most e jete me i larte. Perfshirja e pershkruesve te llojeve aliene (apo alloktone) dhe te indkatoreve ne instrumentat politik ka krijuar obligime ne raportim ne nivel kombetar (p.sh., shikoni Tsiamis et al., 2019) dhe ka terhequr me vete nje aktivitet te gjere te kerkimit shkencor, te fokusuar ne percaktimin, matjen sasiore, eksplorimin dhe perballimin e impakteve relative. Gjithashtu, Shkenca e kryer nga Qytetaret (p.sh., perfshirja e publikut ne prodhimin e te dhenave shkencore – McKinley et al., 2017) ka treguar te jete nje kontribues i fuqishem ne identifikimin fillestar te llojeve te reja aliene. Per me teper, survelianca e llojeve invasive (Giovos et al., 2019) dhe metodat gjenetike te reja jane duke u perdorur me rutine per te qartesuar dyshimet lidhur me identitetet e llojeve dhe origjinen gjeografike (Bayha et al., 2017; Viard et al., 2019). Si rezultat i kesaj, koha e shtrire midis identifikimit te pare te nje lloji alien te ri dhe publikimit te rregjistrimit korrespondues eshte shkurtuar ne vitet e fundit, gjeresisht e mbeshtetur kjo vullnet i revistave shkencore per te publikuar te tilla observime lidhur me biodiversitetin.

Gadishulli i Ballkanit eshte i kufizuar nga Deti Adriatik dhe Deti Jon ne perendim, Deti Mesdhe ne jug dhe ai Egje, Marmara, sebashku me Detin e Zi ne Lindje. Biodiversiteti i gjere i peshqve eshte rezultat gjeologjise rajonale dhe histories paleo-klimaterike, perfshire ketu edhe varietetin e larte gjeofizike te trupave ujor ne ujerat e brendshem. Ndryshimet klimaterike midis pjeseve te ndryshme te Gadishullit te Ballkanit kontribuojne me tej ne keto ndryshime biogjeografike.

Shqiperia shfaq nje nivel te larte te diversitetit biolgojik ne peisazh, ekosistem dhe niveline e llojeve, vecanerisht kjo ne perputhje me shtrirjen territoriale te kufizuar. Ky diversitet eshte rezultat in je (a) game te gjere tipologjish klimaterike, lartesish dhe formacionesh gjeologjike ne Shqiperi, (b) pozicionimin gjeografik ne kryqezimin e zonave te medha bio-gjeografike (Evropen Qendrore dhe Mesdheun); (c) lokacioni i shkelqyer ne rrugetimet migruese te zogjve; (d) vijne bregdetare me shrirje ne Detin Adriatik dhe ate Jon; dhe abundance e ekosistemeve te shumellojshem ekologjik te ujerave te embel. Shqiperia ndodhet e lidhur me ekologjikisht me vendet fqinje nepermjet ekosistemeve te perbashketa, habitateve, liqeneve dhe lumenjve, ashtu si edhe migrimit te zogjve dhe organizmave detar. Deri me tani ekzistojne 20 lloje detare aliene invasive. At oi perkasin klasifikimeve te ndryshem taksonomike si per shembull: Rhodophyta (4 lloje), Chlorophyta (1 lloj), Phaeophyta (1 lloj), Spermatophyte (1 lloj), Annelida (1 lloj), Dekapode (3 lloje), Molusq (5 lloje) dhe Peshq (4 lloje). Metodologji te ndryshme jane perdorur per identifikimin e llojeve alloktone ne Shqiperi. Disa prej identifikimeve jane kryer nga kampionimi i drejteperdrejte i individeve allotkone nga kerkuesit shkencor. Ne raste te tjera, grumbullimi i kampioneve u krye nga peshkataret dhe identifikimi dhe pershkrimi i llojeve ne nje faze te mevonshme nga peshkataret, apo edhe nepermjet projekteve Citizen Science, si ai “Is it Alien to you? Share it!!!” dhe “Local Ecological Knowledge - LEK”.

Bosnia dhe Hercegovina (BIH) perfshin ne territorin e saj te pakten 5100 grupe taksonomike te identifikuara, te cilat nenvizojne pasurine ne flore dhe e rendisin vendin midis me te pasurve ne biodiversitet ne Evrope. Kjo gjithashtu konfirmohet nga marreveshja e mire midis llojeve endemike dhe atyre te hershme, vecanerisht invertebroret. identified taxa, which underlines its floristic richness and places the country among the richest ones in biodiversity in Europe. This is also confirmed by the great deal of endemic and relict species, especially among the invertebrates. Fauna e BiH karakterizohet nga qendrat e strehimit dhe te zhvillimit, perfshire ketu faunen unike me origjine karstike, burimet ujore malore dhe kanionet. Fauna e peshqve ne BiH eshte investiguar me se miri. Ekzistojne 119 lloje peshqish te uejrave te embel ne total. Diversiteti me i larte njihet ne brendesi te familjes Cyprinidae (26 gjini dhe 51 lloje) dhe Salmonidae (5/8). Gjate kerkimeve floristike te zones pergjate rrjedhes se poshtme te Lumit Una ne praniveren e 2019, 14 lloje alloktone u rregjistruan me nje perhapje te gjere per shkak se praktikat tradicionale te bujqesise jane braktisur prej kohesh. BiH permban vetem nje vije te ngushte bregdetare dhe disiplinat shkencore te lidhur me detin nuk jane te zhvilluara mire (apo ende kane nevoje per zhvillim).

Mali i Zi karakterizohet nga biodiversitet i larte gjenetik, ne lloje dhe ne ekosisteme. Karakteristika kreyesor e biodiversitetit te Malit te Zi eshte perqendrimi i larte i llojeve te ndryshme dhe ekosistemeve ne nje siperfaqe te kufizuar. Investigime specifike dhe monitorimi i llojeve NN ne Malin e Zi nuk esht kryer. Rregjistrimet aktuale te llojeve allotkone e kane origjinen nga projekte te ndryshme dhe programe monitorimi, perfshire ketu survejimet ne nivel kombetar dhe nderkombetar. Vitet e fundit, aplikimi i LEK u realizua ne kuader te projekteve FAO AdriaMed dhe BALMAS, te cilat mundesuan vendosjen e urave te bashkepunimit midis kerkuesve shkencor ne vendet e lagura nga Deti Adriatik. LEK u perdor tek peshkataret per te perftuar nje informacion shtese lidhur me pranine e llojeve, ndersa indeksime cilesore dhe sasiore te abundances se llojeve jane realizur ne menyre paralele nga shkencetaret. Keto projekte kane rregjistruar pranine e gjashte llojeve te makroalgave, lloji sfungjeri, 11 llojeve te molusqeve, tre llojeve te artropodeve, dy krimbave, nje briozoari, nje ashidie dhe 12 llojeve peshqish. Ne lidhje me eksosistemet e ujerave te embel, nje permbledhje rregjistrimesh bibiliografike te llojeve te reja te peshqve paraqitet nga Piria et al. (2018), ku 16 lloje peshqish jane identifikuar ne rajonin e Malit te Zi, si lloje qe perfasojne lloje jo-endemike ne kete vend.

Menaxhimi i llojeve alloktone invasive eshte nje prej sfidave me te medha per bidiversitetin tokesor, te ujerave te embel dhe detar, lidhur me mbrojtjen e llojeve endkemike. Llojet invasive jane raportuar te perfasojne shkakun e dyte per nga rendesia per zhdukjen e pjeses me te madhe te llojeve, ndersa impakti i tyre ekologjik mund te zgjerohet pergjate rrjetes ushqimore. Keto impakte mund te ndikojne ne funksionimin dhe aspektet socio-ekonimike dhe shendetesore te ekosistemit, ku shkaktojne nje humbje drastike te sherbimeve ne ekosistem. Menaxhimi i tyre eshte thelbesor per mbrojtjen e biodiversitetit dhe shendetin human. Ne raste te shumta, lidhja e forte mjedisore nepermjet ujit stimulon shperndarjen e llojeve, duke i bere perpjekjet per te kontrrolluar invazionin biologjik me sfiduese. Shfarrosja e llojeve detare invasive eshte arritur vetem ne raste rralla, te karakterizuara nga identifikimi i hershem dhe pergjigjia e shpejte ne zona te caktuara. Ne rastin e popullatave te stabiluzara te llojeve invasive, shfarrosja nuk duket te ndodhe dhe vete menaxhimi ka qellim te reduktoj popullaten ne nivele qe shkaktojne impakt me te ulet e te konsideruar si te pranueshem. Nje perqasje e kuptueshme ne menaxhimin e llojeve invasive duhet te konisderohet: impaktet e pritshme te ketyre llojeve ndaj ekosistemeve endemike, opsionet e nderhyrjeve teknike te disponueshme, gjsat e pritshme te suksesit dhe kostot perkatese, risku i asociuar me menaxhimin dhe shtirja e suportit publik dhe nga aktoret e interesit per nderhyrjet e propozuara. Gama e llojeve me invasive eshte paraqitur kryesisht nga 12 lloje model, te dalluara nga ndryshimet ne kapacitetin e shperndarjes (e ulet kundrejt e larte), shperndarja e tyre ne zonen nen menaxhim (e lokalizuar kundrejt asaj te pa lokalizuar) dhe identiteti taksonomik (makrofite, invertebrore apo peshq). Asnje prej veprimtarive nuk eshte konsideruar te jete ideali (i aplikueshem plotesisht) per te kontrrolluar cdo nje prej 12 llojeve model. Megjithate evidencat tregojne se menaxhimi i llojeve detare invasive ka mundesi te ndodh, kur llojet jane identifikuar heret dhe pergjigjia e autoriteteve eshte e menjehershme. Ne Shqiperi, te dhena te kufizuara jane te pranishme aktualisht, ku kjo rezultoi gjate rishikimit te literatures, kryesisht per shkak te kerkimit shkencor te kufizuar ndaj grupeve te ndryshme taksonomike, vecanerisht invertebroreve dhe habitateve ujore (te dyja detare dhe te ujerave te embel). Pjesa me e madhe e te dhenave lidhur me llojet invasive alloktone jane grumbulluar ne menyre sporadike, nepermjet studimeve te pergjithshme duke u fokusuar ndaj disa grupimeve taksonomike te flores dhe faunes. Megjithese pak eshte bere nga institucionet, ekzistojne disa konventa nderkombetare dhe marreveshje te ratifikuara nga Shqiperia, te cilat perfshijne lloje alloktone dhe lloje alloktone invasive. Insitucionet kryesore qe mund te perfshihen tek ceshtje qe lidhen me llojet alloktone ujore, perfshijne Universitetin Bujqesor te Tiranes, Universitetin e Tiranes (dhe universitete te tjera neper rreht), Institutin e Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise dhe Insitutin e Shendetit Publik.

Bosnjia dhe Hercegovina ende nuk ka zhvilluar nje program per monitorimin e llojeve inavazive, ashtu si edhe ende nuk ekziston nje ligj qe te rregulloj monitorimin, kontrrollin dhe reduktimin e impaktit negativ te llojeve invaziv. Strategjia dhe Plani i Veprimit per Mbrojtjen e Diversitetit Biologjik ne Bosnje dhe Hercegovine 2015-2020 thekson se obligimi i vendit eshte te punoj ne kontrrollin e llojeve invasive. Sipas kesaj strategjie, llojet e kafsheve alloktone kane mberritur ne territorin e BiH drejtperdrejte nga nderhyrja e njeriut, me qellim mbareshtimin dhe prodhimin apo ne menyre indirekte nepermjet aktiviteteve te tjera. Pervec kesaj, problem i llojeve ujore alloktone ne BiH eshte pershkruar gjithashtu ne Studimin Strategjik te Impaktit Mjedisor ne Planin e Menaxhimit te Ujit per Lumin Sava ne Federaten e Bosnje dhe Hercegovines. Aktualisht ekziston nje projekt ne vazhdim i titulluar “Sava TIES - Preserving Sava River Basin Habitats through Transnational Management of Invasive Alien Species", i cili perfshin identifikimin dhe kontrrollin e llojeve invasive ne brendesi te Parkut Kombetar Una. Gjithashtu, ky projekt do te adresoj keto sfida dhe do te zhvilloj nje kuader strategjik per menaxhimin nder-sektorial, kontrrollin dhe shfarrosjen e llojeve alloktone invasive ne basenin e lumit Sava – kjo ne fakt eshte perpjekja e pare ne marrjen seriozisht me kete ceshtje ne nje corridor te tille nderkufitar ne rajon, ndersa merren benefite per rajonin e Danubit dhe me gjere, ku fitohet gjithashtu eksperience.

Ne Malin e Zi, nuk ekziston gjithashtu nje program monitorimi specific i fokusuar vetem tek llojet allotkone dhe ato invasive. Keto te dhena grumbullohen nepermjet projekteve te ndryshme ne nivel kombetar dhe nderkombetar, survejimeve dhe monitorimeve, por edne nuk eshte kryer nje monitorim specific. Ne Malin e Zi nuk ekziston ende ndonje program specific per monitorimin e llojve alloktone. Rregullorja EU No. 1143/2014 eshte implementuar ne kuadrin e legjislacionit kombetar nepermjet Ligjit te Llojeve Aliene te Bimeve, Kafsheve dhe Kerpudhave. Ky ligj rregullon menyren e parandalimit te introduktimit dhe perhapjes se llojeve aliene te bimeve, kafsheve dhe kerpudhave, per te perballuar dhe minimizuar impaktin e demshem ndaj biodiversitetit, sherbimeve te ekosistemit dhe/apo shendetit human.

 

DATABASE OF AQUATIC NNS IN ALBANIA, BOSNIA & HERZEGOVINA AND MONTENEGRO

RISKMAN ONLINE PLATFORM FOR DETECTION OF NEW AQUATIC NNS RECORDS IN THE WBS