Përmbledhje Ekzekutive e Paketës së Punës 5 (PP5)
Përmbledhje Ekzekutive e Paketës së Punës 5 (PP5)
Zhvillimi i Kurseve Specifike për të Rinjtë e Papunë
Sipas raportit të Bankës Botërore (2019), punësimi në vëndet e Ballkanit Perëndimor karakterizohej kryesisht nga grupmoshat e reja (15–24 vjec) dhe ato të moshuara (55–64 vjec) ku neglizhohej forca aktive (25–54 vjece). Për këtë arsye, të rinjtë në moshën 18-35 vjecare identifikohen si grupi në qendër të kësaj pakete pune. Në të njëjtin raport theksohet se të rinjtë e në vecanti ata me një nivel edukimi të ulët shfaqin problem në gjetjen e punës.
Akuakultura, tregëtimi i akuariumeve dhe sektorët e lidhur me peshkimin (ujëra detar dhe të ëmbël) janë duke u rritur me shpejtësi në vëndet e Ballkanit Perëndimor, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë në kvto vënde. Pamvarësisht kësaj, ekziston një mungesë e ndërgjegjësimit të të punësuarëve të këtyre sektorëve lidhur me rrezikun që përbën përhapja e llojeve aloktone nëpërmjet akuakulturës, peshkimit, dërgesave me anije dhe aktiviteteve të tjera lidhur me akuarologjinë.
Për këtë arsye, kurset e planifikuar për realizim në tre Institucionet e Arsimit të Lartë të vëndeve në këtë projekt si partner country (AUT, UNISA, UoM), fokusohen në subjektet si më poshtë:
-
Përshkrim i përgjithshëm i impaktit të llojeve aloktone ndaj shërbimeve të ekosistemit
-
Celësat për identifikimin e llojeve kryesore ujore të Ballkanit Perëndimor me theks të vecante në llojet alloktone, tashmë të njohura për nga prania e tyre në këto vënde
-
Parimet e përgjithshme të Menaxhimit të Rrezikut nga llojet aloktone (identifikimi i hershëm, menaxhimi, kontrrolli dhe shfarosja) për të rinjtë që dëshirojnë të punësohen në sektorët e peshkimit dhe akuakulturës
-
Introduktimi i përdorimit të ASK-ISK (Aquatic Species Invasiveness Screening Kit) instrumentave të tjerë të vendimarrjes lidhur me llojet aloktone
-
Introduktimi i Modeleve për Menaxhimin e Riskut ne PP3
-
Njohuri rreth rrugëtimeve kryesore/arratisjeve/përhapjeve të llojeve aloktone, vëmendjen kryesore tek ato ekzistuese në vëndet e Ballkanit Perëndimor
-
Krijimi i përqasjeve menaxhuese ndaj akuakulturës dhe peshkimit në ndihmë të brezave të rinj
-
Efektet kryesore sociale dhe ekonomike (dëmtimet ekonomike ndaj industrisë së peshkimit dhe akuakulturës, impakti negative ndaj shëndetit të njerëzve dhe rrjedhimisht edhe ndaj turizmit) nga prania e llojeve aloktone.
-
Cështjet kryesor rreth rrezikut nga llojet aloktone në industrinë e akuakulturës dhe turizmit.
Përgatitja e materialeve të kurseve specifike
Materiali trajnues i kurseve u zhvillua dhe përgatit nga iSea, MSKU dhe UNIPA dhe më pas u nda në këto tre njesi, si më poshtë:
Njësia 1: Direktiva Konceptuale (iSea)
-
Celësat per identifimin e shpejtë të llojeve ujore në Ballkanin Perëndimor me theks të vecantë në llojet aloktone
-
Përshkrimi i përgjithshëm i impaktit nga llojet aloktone ndaj ekosistemit dhe shërbimeve të ekosistemit
-
Rrugëtimet kryesore të hyrjes/arratisjes/përhapjes së llojeve aloktone
Njësia 2: Parimet e përgjithshme të Menaxhimit të Rriskut (UNIPA)
-
Pershkrim i parimeve të përgjithshme të Menaxhimit të Rriskut nga llojet ujore aloktone (identifikimi i hershëm, kontrrolli dhe shfarosja) me theks të vecantë ndaj atyre që kanë aplikim në sektorët e peshkimit dhe akuakulturës
-
Efektet socio-ekonomike ndaj llojeve aloktone ujore
-
Rreziqet kryesore nga llojet ujore aloktone në akuakulturë dhe peshkim
Njësia 3: Modeli RiskMan dhe pozicioni i punës si “Menaxher Rrisku” (MSKU)
-
Përshkrim i përgjithshem i Instrumentave kryesore në mbështetje të vendimarrejs për llojet aloktone ujore
-
Përqasjet menaxhuese holistike të aplikuara në industrinë e peshkimit dhe akuakulturës
-
Introduktimi i Modelit të Menaxhimit të Rriskut të zhvilluar gjatë implementimit të projektit në vëndet e Ballkanit Perëndimor
-
Profili i ri i punësimit: “Risk Manager” apo Menaxher Rrisku në gjuhën shqipe
Trajnimi i Trajnuesve në vëndet partnere në gjuhën angleze
Një trajnim i trajnuesve u realizua nga përfaqsuesit e iSea, MSKU dhe UNIPA ndaj stafit akademik te AUT, UNISA dhe UoM.
Trajnimi zgjati rreth 16 ore (2 dite) në Qershor 2022 në Kotor. Gjate trajnimit të trajnuesve, pjesëmarrja e të ftuarve ishte aktive, ndërsa pati sugjerime se si këto kurse të ishin më të përshtatshme për të rinjtë e papunë.
Finalizimi i kurseve pas trajnimeve
Gjatë trajnimit të trajnuesve, stafi i trajnuar sugjeroi që kurset të ishin më të përshtatshem për të rinjtë e papunë, të cilët nuk kanë eksperiencë me termat si “Llojet Aloktone”, “Menaxheri i Rriskut”, “Impaktet Socio-Ekonomike” e tje.
Si rrjedhim, iSea, MSKU dhe UNIPA revizionoi materialet e kurseve në mënyrë që të ishin më të kuptueshëm ndaj pjesëmarrësve të paspecializuar dhe pa eksperiencë.
Aktivitetet trajnuese në partner countries
Kurset e trajnimit për të rinjtë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë u realizuan në takimet në presence fizike në gjuhën zyrtare të vëndeve përkatëse.
Një përqasje metodologjie e bazuar në 4 hapa u zhvillua si më poshtë:
-
Planifikimi: AUT, ACEPSD, UNISA dhe UoM identifikuan grupet e interest duke përdorur shërbimet e studentëve të diplomuar dhe Zyrat Kombëtare të Punësimit;
-
Implementatimi i kurseve:
-
Aktivitetet trajnuese në vëndet partnere (AUT, UoM dhe UNISA) (5 ditë apo 40 orë) u realizuan nga trajnuesit e trajnuar. Trajnimi u implementua gjatë Korrikut të 2022 në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe një total prej 55 të papunësh të grupmoshave të reja morrën pjesë në të tilla trajnime.
-
Revizionimi: Në mënyrë që të studiohej impakti i kurseve të specializuar ndaj pjesemarrësve, një anketim përpara dhe pas trajnimit u zhvillua për pjesëmarrësit, ku ata kryen plotësimet e pyetesorëve individualisht. Anketimi u bazua në shkallen Likert me qëllim që të dilte qartë niveli i përshtatshmërisë së kurseve specifike.
Ky anketim përmbante fjalitë si më poshtë, ku pjesëmarrësit do të jepnin mendimin e tyre duke u shprehur për dakordësine apo mos-dakordësinë në nivele të ndryshme:
-
Një “Lloj alokton është një lloj që e ka origjinën nga diku tjetër nga lokaliteti aktual dhe është introduktuar në këtë zone, ku tashmë jeton
-
Një lloj alokton është një lloj bime apo kafshe që konkuron llojet e tjera, duke shkaktuar dëme ndaj ekosistemit
-
Llojet aloktone kanë impakt negativ ndaj biodiversitetit
-
Llojet aloktone mund të kenë impakt negativ ndaj mjedisit
-
Llojet aloktone mund të kenë impakt negativ ndaj ekonomisë
-
Llojet aloktone të kenë impakt negativ ndaj shëndetit të njeriut
-
Gaforrja blu është një lloj alokton për vëndin tonë
-
Unë jam në dijeni të vektorëve të ndryshëm për përhapjen e llojeve aloktone
-
Unë kam njohuri rreth instrumentave skanues dhe në mbështetje të vendimarrjes si ENSARS apo AS-ISK
-
Unë kam njohuri rreth “Modelit të Menaxhimit të Rriskut” të propozuar për Menaxhimin e Llojeve Aloktone në Vëndet e Ballkanit Perëndimor
-
Unë kam njohuri rreth figurës profesionale të “Menaxherit të Rriskut”
Nga analizat e rezultateve që dalin nga anketimi, duket qartë që kurset ishin të suksesshme në prezantimet që kishin të bënin me Informacionin e Përgjithshëm rreth Llojeve Aloktone, impakti dhe vektorët e përhapjes. Përgjigjia negative ndonëse e rrallë ishte lidhur me praktikën në përdorimin e instrumentit për screening për vendimarrjen. Kjo nënvijëzon rëndësinë e integrimit të leksioneve teorike me praktikën, në vecanëti për Njësinë 3 të kurseve.
Prodhimi i direktivës politike për krijimin e pozicionit të ri të punës si “Menaxher Rrisku”
Figura profesionale e “Menaxherit të Rriskut” sugjerohet si një mundësi e re e punësimit, vecanërisht për të rinjtë e papunësuar.
Një direktivë politike dhe mekanizmat funksionues të lidhur me këtë mundësi të re punësimi për industrinë e akuakulturës dhe atë të peshkimit u diskutua dhe një draft lidhur me këtë driektivë u krijua nga konsorciumi i projektit RiskMan, i cili u nda në 4 njësi.
-
Njesia I: Hyrje. Raportimi i një shpjegimi të përgjithshëm rreth punësimit të menaxherëve të rrezikut dhe kërkesat për këtë pozicion pune.
-
Njesia II: Direktiva konceptuale pozicionit te punes si menaxher rrisku. Raportimi i një përshkrimi të shkurtër të trajnimit: a) direktive konceptuale, b) parimet e përgjithshme të Menaxherit të Rriskut, c) Modeli i RiskMan, d) sugjerimet dhe përgjigjet për trajnimet e së ardhmes, duke ndjekur eksperiencën nga përfaqsuesit e institucioneve të arsimit të lartë të vëndeve Program Countries.
-
Njësia III: Faza e Akreditimit dhe Certifikimit. Raportimi i rrugëve të mundshme të certifikimit dhe akreditimit të kurseve, në mënyrë që të rritet mundësia e përsëritje së të tilla trajnimeve duke patur një numër në rritje të pjesëmarrësve.
-
Njësia IV: Faza e Qëndrueshmerisë dhe Përhapjes së Informacionit. Raportimi i strategjive të mundshme që tërheqin më shumë të rinj të papunë në pjesëmarrje tek kurset e trajnimit dhe zhvillimin e një plani qëndrushmërie dhe të përhapjes së informacionit.