Rezultatet

WP1 - Përmbledhje

Sëbashku me ndryshimet e klimës, introduktimi i llojeve jo endemike/alloktone (në Anglisht: NNS) njihet gjerësisht si një prej kërcënimeve ndaj biodiversitetit ujor dhe me impakt ndaj mirëqënies së njeriut. Pjesa e parë e legjislacionit të Evropës mbi llojet alloktone, gjerësisht i referohet llojeve invazive aliene (në Anglisht: IAS) dhe ky u bë i aplikueshëm në 2014 nga Rregullorja 1143/2014 e EU-se rreth “Menaxhimit parandalues të introduktimit dhe shpërndarjes së llojeve invazive aliene”. Bazuar në këtë Rregullore, Shtetet Anetare (në Anglisht: Member States – MS) duhet të ndërmarrin masa në rrugëtimet e introduktimit të paqëllimshëm, përfshirë këtu masat për identifikimin e hershëm dhe zhdukjen e menjëhershme të të tilla llojeve dhe menaxhimin e llojeve, që janë tashmë të shpërndara gjerësisht në territorin respektiv. Megjithëse, ende është e panjohur, nëse kjo rregullore ndikon veprime të mëtejshme në vëndet që nuk janë ende anëtare të BE-së në Ballkan, pamvaresisht rregullores së IAS, Shtetet Anëtare janë të detyruara të fuqizojnë bashkëpunimin me vëndet si pale të treta, lidhur me rregullimin e IAS (Neni 22). Llojet alloktone dhe biodiversiteti janë përgjithësisht me prioritet të ulët në axhendat politike të shumë vëndeve, ku kjo është vecanerisht e vërtetë për vëndet e Evropës jashtë BE-së. Për më tepër, vëndet kufitare që nuk janë pjesë e BE-se nuk janë të detyruara të aplikojnë ligjet e BE-së, në lidhje me llojet alloktone; kjo mund të lejoj korridore të hapur lidhur me ivazionin nga llojet invazive aliene. Gjithësesi, objektivat dhe detyrimet që adresojnë llojet alloktone në Ballkanin Perëndimor nën paketën e punës 1 (në Anglisht: working package 1 – WP1) ishin analizimi: (1) i rregulloreve politike lidhur me llojet aliene; (2) përkuzimeve mjedisore dhe planeve të menaxhimit; (3) nivelit të edukimit dhe praktikës në edukim; dhe (4) perceptimit socio-ekonomik. Gjithashtu, praktikat në menaxhimin e riskut dhe planet veprimit janë zhvilluar për implementimin dhe menaxhimin e riskut të llojeve alloktone në Ballkanin Perëndimor. Zhvillimi i edukimit është analizuar gjithashtu. 

Rregullorja e BE-se mbi Llojet Aliene (EU No. 1143/2014) e lidhura me Llojet Alloktone/NNS implementohet në vëndet e BE-se (vënde të programit Erasmus+, përfaqsuar nga Italia, Greqia dhe Kroacia), përfshirë këtu edhe Malin e Zi (megjithëse vend partner ne Programin Erasmus+). Shqipëria dhe Bosnje dhe Hercegovina nuk raportojnë për politika apo rregullore specifike lidhur me llojet aliene. Një problem tjeter vjen në rastin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku ekziston një strukturë komplekse e qeverisë dhe mungon legjislacioni unik në nivel kombëtar (vëndi është i ndarë dhe nuk përmban një legjislacion unik). Shqipëria është më tepër e orientuar në mbrojtjen e biodiversitetit detar, në krahasim me ujërat e brendshëm. Listat kombëtare të llojeve aliene nuk janë të perpiluar mirë në vëndet e Ballkanit Perëndimor dhe kanë nevojë për përditësime. Përkufizime të ndryshme të llojeve aliene janë raportuar dhe zakonisht rregullohet nga akti Politik në vëndet, në të cilat tashmë implementohen llojet alloktone në Legjislacion. Programet e monitorimit specifikisht janë të projektuara për llojet aliene, edhepse nuk kanë filluar ende në vëndet e BE-së (vënde të programit Erasmus+), përvec Kroacise. Sigurisht, mungesa e fondeve parandalon vëndet që të fillojnë të tilla aktivitete. Instrumentat e Menaxhimit të Riskut (në Anglisht: Risk Management Tools) si eksperiencat me AS-ISK u përdorën vetëm në nivel akademik, por në terren, menaxhimi i riskut të llojeve alloktone nuk është realizuar në asnjë prej vëndeve ku është shtrire i tillë investigim. Pjesa më e madhe e vëndeve janë duke adresuar llojet alloktone nëpërmjet kurseve edukative të lidhur me aktivitetet e projektit, të cilat përfaqsojnë praktikën kryesore edukuese. Vëndet anëtare të programit Erasmus+ (Kroacia dhe Turqia) dhe vëndet Partnere (Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina) kanë organizuar leksione në nivel Bachelor, Master/PhD lidhur me impaktet ekologjike dhe/apo socio-ekonomike të llojeve alloktone (NNS) dhe atyre invazive (IAS). 

Niveli i Edukimit i korrespondon implementimit të rregullores së politikave mbi Llojet Alloktone dhe kjo është ende në zhvillim. Ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe përgatitjet edukative që adresojnë llojet alloktone janë identifikuar të jenë në nivele të ulëta dhe pikëpamje të ndryshme përqasjesh janë identifikuar  në vëndet Partnere ( të Programit Erasmus+). Grupet target për programet edukative në rajon mund të jenë studentët dhe aktorë të tjerë të sektorit, si SME-të në peshkim, bujqësi dhe industrinë e turizmit (Parqet Kombetare, shoqatat e peshkatarëve dhe ato të peshkimit rekreativ dhe sportive e tje.) dhe aktorët e sektorit që përfshihen në politikëbërje (autoritetet e qeverive lokale/bashkive dhe qeverisë qëndrore). Bazuar në gjëndjen e identifikuar aktualisht në vëndet Partnere të Ballkanit Perëndimor, duke ndjekur benefitet u identifikuan këto çështje:

(1) Zhvillimi i Strategjisë dhe Planit Kombetar të Masave mbi Llojet Invazive;

(2) Zhvillimi i një legjislacioni kombëtar konsistent në përputhje me Planin e Masave dhe Strategjinë;

(3) Strategjia e komunikimit brënda dhe jashtë kuadrit territorial;

(4) Kontrrolli më i mirë lidhur me introduktimin, shpërndarjen dhe vendosjen e llojeve të reja;

(5) Vendosja e kontrrollit në kufij dhe biosigurisë;

(6) Analizimi i riskut;

(7) Zhvillimi i një strategjie në rritjen e ndërgjegjësimit;

(8) dhe Zhvillimi i një strategjie mbi edukimin, bazuar në grupet target të identifikuara. Me përpjekje të përbashkëta dhe komunikimin e mirë, të tilla oportunitete mund të implementohen në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të parandalohet humbja e biodiversitetit.

 

PP2 - Permbledhje

Qellimi i Paketes se Punes 2 (PP2) eshte te krijoj nje baze informacioni me gjithe informacionin e disponueshem dhe te dhenat e llojeve ujore alloktone ne vendet target te ketij projekti, per te cilat do te perditesohet informacioni vazhdimisht lidhur me te dhenat qe do te rrjedhin nga implementimi i PP2: nje platforme online dhe nje baze te dhenash-database. Detyrimet relative qe duhen permbushur per te kompletuar implementimin e PP2 perfaqsohen nga (a) revizionimi i literatures dhe survejimi bibliografik i lumenjve kryesore qe pershkojne vendet e Ballkanit Perendimor per Vendet Partnere, (b) intervista me perfaqsues te industries dhe aktore te interesit, (c) nga kombinimi i ketyre te dhenave do te krijohet nje platforme, (d) krijimi in je baze te dhenash online dhe (e) testimi ne faze piloted dhe rishikimi vleresues. Kjo permbledhje i referohet rishikimit te literatures dhe survejimeve bibliografike te lumenjve kryesore qe pershkojne Vendet Partnere. Studimet pioneer mbi llojet alloktone apo jo-endemike datojne pas ne kohe, rreth viteve 1970. Qysh atehere, kerkimi shkencor ne nivel global ka shenuar nje rritje te shpejte. Globalisht, introduktimi i llojeve ujore alloktone detare mund te ndodh qellimisht apo aksidentalisht. Te dhena te disponueshme nga Agjensia Evropiane per Mjedisin (EEA ne anglisht) tregojne se gati 1223 lloje alloktone jane te pranishme ne detet qe lagin Evropen, prej te cilave gati 81% (1039) jane rregjistruar ne periudhen 1949-2017. Trendi e introduktimin e llojeve alloktone ujore ne Detin Mesdhe arriti pikun ne 2000-2005, me gati rreth 21 lloje te reja cdo vit. Vektoret kryesore te introduktimit te llojeve aliene te njohura ne Mesdhe jane (i) aktivitetet e akuakultures (44 lloje, 41%), (ii) Kanali i Suez-it (28 lloje, 26%), (iii) transporti detar (17 lloje, 15%), (iv) aktivitetet e peshkimit (3 lloje, 3%) dhe (v) tregetia e akuariumeve (1 lloj, 1%).

Gadishulli i Ballkanit, nje prej qendrave te biodiversitetit boteror, permban pjesen me te madhe te llojeve endemike te peshqve ne Evrope. Megjithate, survejimet e fundit nga disa vende te Ballkanit kane treguar se 15%–23% e faunes se peshqve te ujerave te embel eshte aliene/apo alloktone, ku ne basenet lumore te Danubit dhe Liqenit Pamvotis(Greqi) iktiofauna perfaqsohet nga me shume se 50% dhe 80% peshq allokton, respektivisht. Deri ne fillim te viteve 1950, introduktimi vinte kryesisht nga Amerika e Veriut dhe Azia, ndersa interesi per llojet nga Veriu dhe Perendimi i Evropes morri hov me vone. Ne total, 60 lloje peshqish jane introduktuar ne Gadishullin e Ballkanit qellimisht, aksidentalisht apo nepermjet shperndarjes natyrore. Introduktimet e para ne ujerat e brendshem jane dokumentuar ne shekullin e 19-te ne Bullgari (dy lloje), Kroaci (nje lloj) dhe Slloveni (kater lloje). Inventari i llojeve aliene apo alloktone perben nje hap te pare thelbesor dhe nje mjet kritik per implementimin e politikave rilevante dhe afrimin e perqasje menaxhuese. Megjithese perpjekjet per menaxhimin, inisiativat politike per te perballuar problemin e lidhur me llojet alloktone dhe ato inavazive jane intensifikuar ne nivel global dhe rajonal, te tilla inventarizime duhet te perditesohen rregullisht dhe te ngelen te tille derisa ritmi i introduktimit te llojeve te reja alloktone most e jete me i larte. Perfshirja e pershkruesve te llojeve aliene (apo alloktone) dhe te indkatoreve ne instrumentat politik ka krijuar obligime ne raportim ne nivel kombetar (p.sh., shikoni Tsiamis et al., 2019) dhe ka terhequr me vete nje aktivitet te gjere te kerkimit shkencor, te fokusuar ne percaktimin, matjen sasiore, eksplorimin dhe perballimin e impakteve relative. Gjithashtu, Shkenca e kryer nga Qytetaret (p.sh., perfshirja e publikut ne prodhimin e te dhenave shkencore – McKinley et al., 2017) ka treguar te jete nje kontribues i fuqishem ne identifikimin fillestar te llojeve te reja aliene. Per me teper, survelianca e llojeve invasive (Giovos et al., 2019) dhe metodat gjenetike te reja jane duke u perdorur me rutine per te qartesuar dyshimet lidhur me identitetet e llojeve dhe origjinen gjeografike (Bayha et al., 2017; Viard et al., 2019). Si rezultat i kesaj, koha e shtrire midis identifikimit te pare te nje lloji alien te ri dhe publikimit te rregjistrimit korrespondues eshte shkurtuar ne vitet e fundit, gjeresisht e mbeshtetur kjo vullnet i revistave shkencore per te publikuar te tilla observime lidhur me biodiversitetin.

Gadishulli i Ballkanit eshte i kufizuar nga Deti Adriatik dhe Deti Jon ne perendim, Deti Mesdhe ne jug dhe ai Egje, Marmara, sebashku me Detin e Zi ne Lindje. Biodiversiteti i gjere i peshqve eshte rezultat gjeologjise rajonale dhe histories paleo-klimaterike, perfshire ketu edhe varietetin e larte gjeofizike te trupave ujor ne ujerat e brendshem. Ndryshimet klimaterike midis pjeseve te ndryshme te Gadishullit te Ballkanit kontribuojne me tej ne keto ndryshime biogjeografike.

Shqiperia shfaq nje nivel te larte te diversitetit biolgojik ne peisazh, ekosistem dhe niveline e llojeve, vecanerisht kjo ne perputhje me shtrirjen territoriale te kufizuar. Ky diversitet eshte rezultat in je (a) game te gjere tipologjish klimaterike, lartesish dhe formacionesh gjeologjike ne Shqiperi, (b) pozicionimin gjeografik ne kryqezimin e zonave te medha bio-gjeografike (Evropen Qendrore dhe Mesdheun); (c) lokacioni i shkelqyer ne rrugetimet migruese te zogjve; (d) vijne bregdetare me shrirje ne Detin Adriatik dhe ate Jon; dhe abundance e ekosistemeve te shumellojshem ekologjik te ujerave te embel. Shqiperia ndodhet e lidhur me ekologjikisht me vendet fqinje nepermjet ekosistemeve te perbashketa, habitateve, liqeneve dhe lumenjve, ashtu si edhe migrimit te zogjve dhe organizmave detar. Deri me tani ekzistojne 20 lloje detare aliene invasive. At oi perkasin klasifikimeve te ndryshem taksonomike si per shembull: Rhodophyta (4 lloje), Chlorophyta (1 lloj), Phaeophyta (1 lloj), Spermatophyte (1 lloj), Annelida (1 lloj), Dekapode (3 lloje), Molusq (5 lloje) dhe Peshq (4 lloje). Metodologji te ndryshme jane perdorur per identifikimin e llojeve alloktone ne Shqiperi. Disa prej identifikimeve jane kryer nga kampionimi i drejteperdrejte i individeve allotkone nga kerkuesit shkencor. Ne raste te tjera, grumbullimi i kampioneve u krye nga peshkataret dhe identifikimi dhe pershkrimi i llojeve ne nje faze te mevonshme nga peshkataret, apo edhe nepermjet projekteve Citizen Science, si ai “Is it Alien to you? Share it!!!” dhe “Local Ecological Knowledge - LEK”.

Bosnia dhe Hercegovina (BIH) perfshin ne territorin e saj te pakten 5100 grupe taksonomike te identifikuara, te cilat nenvizojne pasurine ne flore dhe e rendisin vendin midis me te pasurve ne biodiversitet ne Evrope. Kjo gjithashtu konfirmohet nga marreveshja e mire midis llojeve endemike dhe atyre te hershme, vecanerisht invertebroret. identified taxa, which underlines its floristic richness and places the country among the richest ones in biodiversity in Europe. This is also confirmed by the great deal of endemic and relict species, especially among the invertebrates. Fauna e BiH karakterizohet nga qendrat e strehimit dhe te zhvillimit, perfshire ketu faunen unike me origjine karstike, burimet ujore malore dhe kanionet. Fauna e peshqve ne BiH eshte investiguar me se miri. Ekzistojne 119 lloje peshqish te uejrave te embel ne total. Diversiteti me i larte njihet ne brendesi te familjes Cyprinidae (26 gjini dhe 51 lloje) dhe Salmonidae (5/8). Gjate kerkimeve floristike te zones pergjate rrjedhes se poshtme te Lumit Una ne praniveren e 2019, 14 lloje alloktone u rregjistruan me nje perhapje te gjere per shkak se praktikat tradicionale te bujqesise jane braktisur prej kohesh. BiH permban vetem nje vije te ngushte bregdetare dhe disiplinat shkencore te lidhur me detin nuk jane te zhvilluara mire (apo ende kane nevoje per zhvillim). 

Mali i Zi karakterizohet nga biodiversitet i larte gjenetik, ne lloje dhe ne ekosisteme. Karakteristika kreyesor e biodiversitetit te Malit te Zi eshte perqendrimi i larte i llojeve te ndryshme dhe ekosistemeve ne nje siperfaqe te kufizuar. Investigime specifike dhe monitorimi i llojeve NN ne Malin e Zi nuk esht kryer. Rregjistrimet aktuale te llojeve allotkone e kane origjinen nga projekte te ndryshme dhe programe monitorimi, perfshire ketu survejimet ne nivel kombetar dhe nderkombetar. Vitet e fundit, aplikimi i LEK u realizua ne kuader te projekteve FAO AdriaMed dhe BALMAS, te cilat mundesuan vendosjen e urave te bashkepunimit midis kerkuesve shkencor ne vendet e lagura nga Deti Adriatik. LEK u perdor tek peshkataret per te perftuar nje informacion shtese lidhur me pranine e llojeve, ndersa indeksime cilesore dhe sasiore te abundances se llojeve jane realizur ne menyre paralele nga shkencetaret. Keto projekte kane rregjistruar pranine e gjashte llojeve te makroalgave, lloji sfungjeri, 11 llojeve te molusqeve, tre llojeve te artropodeve, dy krimbave, nje briozoari, nje ashidie dhe 12 llojeve peshqish. Ne lidhje me eksosistemet e ujerave te embel, nje permbledhje rregjistrimesh bibiliografike te llojeve te reja te peshqve paraqitet nga Piria et al. (2018), ku 16 lloje peshqish jane identifikuar ne rajonin e Malit te Zi, si lloje qe perfasojne lloje jo-endemike ne kete vend. Menaxhimi i llojeve alloktone invasive eshte nje prej sfidave me te medha per bidiversitetin tokesor, te ujerave te embel dhe detar, lidhur me mbrojtjen e llojeve endkemike. Llojet invasive jane raportuar te perfasojne shkakun e dyte per nga rendesia per zhdukjen e pjeses me te madhe te llojeve, ndersa impakti i tyre ekologjik mund te zgjerohet pergjate rrjetes ushqimore. Keto impakte mund te ndikojne ne funksionimin dhe aspektet socio-ekonimike dhe shendetesore te ekosistemit, ku shkaktojne nje humbje drastike te sherbimeve ne ekosistem. Menaxhimi i tyre eshte thelbesor per mbrojtjen e biodiversitetit dhe shendetin human. Ne raste te shumta, lidhja e forte mjedisore nepermjet ujit stimulon shperndarjen e llojeve, duke i bere perpjekjet per te kontrrolluar invazionin biologjik me sfiduese. Shfarrosja e llojeve detare invasive eshte arritur vetem ne raste rralla, te karakterizuara nga identifikimi i hershem dhe pergjigjia e shpejte ne zona te caktuara. Ne rastin e popullatave te stabiluzara te llojeve invasive, shfarrosja nuk duket te ndodhe dhe vete menaxhimi ka qellim te reduktoj popullaten ne nivele qe shkaktojne impakt me te ulet e te konsideruar si te pranueshem. Nje perqasje e kuptueshme ne menaxhimin e llojeve invasive duhet te konisderohet: impaktet e pritshme te ketyre llojeve ndaj ekosistemeve endemike, opsionet e nderhyrjeve teknike te disponueshme, gjsat e pritshme te suksesit dhe kostot perkatese, risku i asociuar me menaxhimin dhe shtirja e suportit publik dhe nga aktoret e interesit per nderhyrjet e propozuara. Gama e llojeve me invasive eshte paraqitur kryesisht nga 12 lloje model, te dalluara nga ndryshimet ne kapacitetin e shperndarjes (e ulet kundrejt e larte), shperndarja e tyre ne zonen nen menaxhim (e lokalizuar kundrejt asaj te pa lokalizuar) dhe identiteti taksonomik (makrofite, invertebrore apo peshq). Asnje prej veprimtarive nuk eshte konsideruar te jete ideali (i aplikueshem plotesisht) per te kontrrolluar cdo nje prej 12 llojeve model. Megjithate evidencat tregojne se menaxhimi i llojeve detare invasive ka mundesi te ndodh, kur llojet jane identifikuar heret dhe pergjigjia e autoriteteve eshte e menjehershme. 

Ne Shqiperi, te dhena te kufizuara jane te pranishme aktualisht, ku kjo rezultoi gjate rishikimit te literatures, kryesisht per shkak te kerkimit shkencor te kufizuar ndaj grupeve te ndryshme taksonomike, vecanerisht invertebroreve dhe habitateve ujore (te dyja detare dhe te ujerave te embel). Pjesa me e madhe e te dhenave lidhur me llojet invasive alloktone jane grumbulluar ne menyre sporadike, nepermjet studimeve te pergjithshme duke u fokusuar ndaj disa grupimeve taksonomike te flores dhe faunes. Megjithese pak eshte bere nga institucionet, ekzistojne disa konventa nderkombetare dhe marreveshje te ratifikuara nga Shqiperia, te cilat perfshijne lloje alloktone dhe lloje alloktone invasive. Insitucionet kryesore qe mund te perfshihen tek ceshtje qe lidhen me llojet alloktone ujore, perfshijne Universitetin Bujqesor te Tiranes, Universitetin e Tiranes (dhe universitete te tjera neper rreht), Institutin e Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise dhe Insitutin e Shendetit Publik. 

Baza e të dhënave për llojet ujore jo-vendase të identifikuara në Shqipëri, emërtimi në gjuhën vendase, rrugët dhe vektorët e shpërndarjes sëbashku me literaturën korresponduese.

Bosnjia dhe Hercegovina ende nuk ka zhvilluar nje program per monitorimin e llojeve inavazive, ashtu si edhe ende nuk ekziston nje ligj qe te rregulloj monitorimin, kontrrollin dhe reduktimin e impaktit negativ te llojeve invaziv. Strategjia dhe Plani i Veprimit per Mbrojtjen e Diversitetit Biologjik ne Bosnje dhe Hercegovine 2015-2020 thekson se obligimi i vendit eshte te punoj ne kontrrollin e llojeve invasive. Sipas kesaj strategjie, llojet e kafsheve alloktone kane mberritur ne territorin e BiH drejtperdrejte nga nderhyrja e njeriut, me qellim mbareshtimin dhe prodhimin apo ne menyre indirekte nepermjet aktiviteteve te tjera. Pervec kesaj, problem i llojeve ujore alloktone ne BiH eshte pershkruar gjithashtu ne Studimin Strategjik te Impaktit Mjedisor ne Planin e Menaxhimit te Ujit per Lumin Sava ne Federaten e Bosnje dhe Hercegovines. Aktualisht ekziston nje projekt ne vazhdim i titulluar “Sava TIES - Preserving Sava River Basin Habitats through Transnational Management of Invasive Alien Species", i cili perfshin identifikimin dhe kontrrollin e llojeve invasive ne brendesi te Parkut Kombetar Una. Gjithashtu, ky projekt do te adresoj keto sfida dhe do te zhvilloj nje kuader strategjik per menaxhimin nder-sektorial, kontrrollin dhe shfarrosjen e llojeve alloktone invasive ne basenin e lumit Sava – kjo ne fakt eshte perpjekja e pare ne marrjen seriozisht me kete ceshtje ne nje corridor te tille nderkufitar ne rajon, ndersa merren benefite per rajonin e Danubit dhe me gjere, ku fitohet gjithashtu eksperience.

Baza e të dhënave për llojet ujore jo-vendase të identifikuara në Bosnje dhe Hercegovine, emërtimi në gjuhën vendase, rrugët dhe vektorët e shpërndarjes sëbashku me literaturën korresponduese

Ne Malin e Zi, nuk ekziston gjithashtu nje program monitorimi specific i fokusuar vetem tek llojet allotkone dhe ato invasive. Keto te dhena grumbullohen nepermjet projekteve te ndryshme ne nivel kombetar dhe nderkombetar, survejimeve dhe monitorimeve, por edne nuk eshte kryer nje monitorim specific. Ne Malin e Zi nuk ekziston ende ndonje program specific per monitorimin e llojve alloktone. Rregullorja EU No. 1143/2014 eshte implementuar ne kuadrin e legjislacionit kombetar nepermjet Ligjit te Llojeve Aliene te Bimeve, Kafsheve dhe Kerpudhave. Ky ligj rregullon menyren e parandalimit te introduktimit dhe perhapjes se llojeve aliene te bimeve, kafsheve dhe kerpudhave, per te perballuar dhe minimizuar impaktin e demshem ndaj biodiversitetit, sherbimeve te ekosistemit dhe/apo shendetit human.

Baza e të dhënave për llojet ujore jo-vendase të identifikuara në Malin e Zi , emërtimi në gjuhën vendase, rrugët dhe vektorët e shpërndarjes sëbashku me literaturën korresponduese.

 

 PP3 - Permbledhje: Impl ementimi i Modelit të Menaxhimit të Rrezikut për Ballkanin Perëndimor 

Nëpërmjet kësaj pakete pune (PP), ne dëshironim të krijonim një mundësi për aktorët e interesit që ata të kuptonin konceptet bazë të menaxhimit të rrezikut. Në ditët e sotme, Menaxhimi i Rrezikut përbën një temë të rëndësishme kërkimore, sepse rreziqet janë gjithmonë të pranishme në aktivitetin industrial. Kompleksiteti i aktiviteteve industriale (akuakultura, akuariumet, peshkimit, lundrimi me anije, e tje.) dhe rreziku i arratisjes/transmetimit të llojeve alloktone nga zonat e akuakulturës, promovon emergjencën e rreziqeve që duhen konsideruar në procesin e vendimarrjes. Për këtë arsye, ne kemi zhvilluar këtë PP në mënyrë që të qartësohen konceptet bazë të menaxhimit të rrezikut, nëpërmjet një sugjerimi të shkurtër, bazuar në literaturë ekzistuese të menaxhimit të rrezikut. Justifikimi ynë për këtë përpjekje qëndron në faktin se kjo fushë është më e diskutuara në ditët e sotme dhe ne jemi përpjekur të zhvillojmë planet e menaxhimit më të përditësuara rreth llojeve alloktone për Ballkanin Perëndimor. Kështu që presupozimi i PP3-it ështe sigurimi ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor të mjeteve të nevojshme për të qenë të aftë të kuptojnë efektet e llojeve alloktone në ekonomi, edukim dhe shoqëri. Rreziku i lidhur me 2PP është mungesa e disponueshmërisë dhe aksesit ndaj politikave aktuale dhe praktikave edukative, pa harruar parimet udhëheqëse në fushën e menaxhimit të rrezikut të llojeve alloktone ujore. 

 

Dy pjesët e para të PP3 kanë qëllim të performojnë një rishikim të literaturës lidhur me njohuritë ekzistuese lidhur me modelet e menaxhimit të rrezikut në kuadrin e koncepteve të llojeve alloktone, rrezikut, menaxhimit të rrezikut dhe metodologjisë për të realizuar të tilla lloje modelesh. Duket qarte se në literaturë, mjetet në mbështetje të vendimarrjes janë instrumenta esencial për analizën e rrezikut të llojeve alloktone, sepse ato asistojnë në identifikimin (kontrrollin e detajuar/screening) dhe vlerësimin e rrezikut të bashkëlidhur me llojet alloktone, ashtu si edhe ne sigurimin e suportit ndaj vendimarrësve të përfshirë në të tillë menaxhim. Këto modele përdoren në biznes, shkencat shoqerore, mjekesi, politike, lojëra, teknologjite e informacionit dhe transportit, ku këto përbëjnë blloqet më të mëdhenj ndërtues në menaxhimin mjedisor dhe shkencën, ditët e sotme. Hapi i parë në procesin e analizimit të rrezikut është kontrrolli i detajuar (screening) i llojeve alloktone potencialisht invazive, i cili ka për qëllim identifikimin e llojeve me shumë gjasa të jenë invazive (dhe për rrjedhojë kërkojnë një vlerësim të kuptueshëm të rrezikut) dhe ato që nuk kanë shumë mundësi për të qenë invazive (për të cilat nuk ka gjasa të bëhen analiza të detajuara). 

Nje perqasje me hapa të dyfishtë sugjerohet për implementimin e përgjithshëm të menaxhimit të rrezikut për gjithë aktorët e interesit. Kjo parashikon përdorimin integrues të dy metodologjive të ndryshme: Aquatic Species Invasiveness Screening Kit (AS-ISK) për të vlerësuar rrezikun e invazivitetit të llojeve alloktone dhe metoda e Maximum Entropy (MaxEnt) për të parashikuar shpërndarjen e llojeve alloktone në Ballkanin Perëndimor. Përdorimi i kombinuar dhe i integruar i të dyja metodologjive është testuar për disa lloje alloktone të njohura, midis atyre të raportuara në listën e përditësuar për vëndet e Ballkanit Perëndimor, të krijuar si një prej rezultateve të PP2. 

Instrumenti AS-ISK v.2.3 u përdor për të vlerësuar invazivitetin e disa llojeve ujore alloktone në zonën e studimit. Për vlerësimin, kufiri AS-ISK për Basic Risk Assessment (BRA) dhe BRA + Climate Change Assessment (CCA) janë përdorur në përputhje e duke u bazuar tek Vilizzi et al. (2021). Një total prej 17 llojesh, nga secili prej 3 vëndeve partnere (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali i Zi) dhe për gjithë vëndet ballkanike të kategorisë Program Balkans Countries (Kroaci dhe Maqedoni e Veriut) u përzgjodhën dhe vlerësimi i rrezikut u realizua: 10 peshq të ujërave të ëmbël, 2 peshq detar, 2 invertebrorë të ujërave të ëmbël, 2 invertebrore detar dhe 1 lloj bime e ujërave të ëmbël. Disa lloje janë vlerësuar nga më shumë se një vlerësues dhe/apo për zona të ndryshme, ku është kryer vlerësimi. 

Instumenti i dytë i përdorur ishte metoda e Maximum Entropy (MaxEnt), një prej algoritmeve të Modeleve të Shpërndarjes së Llojeve (SDM) më të përdorur lidhur me praninë e llojeve kundrejt variablave mjedisore për të përllogaritur habitatet e përshtatshme për llojet subjekt studimi. Metoda MaxEnt u përdor për të investiguar shpërndarjen dhe përshtatshmërinë e habitatit të disa llojeve alloktone ujore të pranishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Llojet ishin të njëjta me ato të përzgjedhura për vlerësimin e rrezikut, bazuar në përdorimin e AS-ISK dhe i përkasin grupimeve të ndryshme taksonomike të ujërave të ëmbël dhe detar, si peshq, invertebrorë dhe bimë. Maxent u përdor në të tillë studim për të përcaktuar habitatet e përshtatshme për llojet e përzgjedhura sipas përhapjes dhe variablave të lidhur mjedisor. Përpara se të aplikohen modelet, të dhënat mjedisore u rikalkuluan duke përdorur metodën “nearest neighbour interpolation” për të përftuar resolucionin më të lartë hapsinor. 

Kombinimi midis metodes MAXENT dhe instrumentave për vlerësimin e rrezikut si AS-ISK mund të asistoj politike-bërësit, natyralistet në mbrojtje të biodiversitetit dhe menaxherët për të kryer një vendimarrje të arsyeshme dhe bazuar në informacion, relativisht mbi masat menaxhuese në të ardhmen e afërt. 

Përqasja më e sugjeruar në literaturë për Procesin e Menaxhimit të Rrezikut përshkruhet nga një proces në 5 hapa linear:

  • Identifiko Rrezikun
  • Analizo Rrezikun
  • Vlerëso apo Prioritizo Rrezikun
  • Trajto Rrezikun
  • Monitoro dhe Rishiko Rrezikun 

Kështu që, sipas kësaj përqasje dhe në integrim të PP1, PP2 dhe PP3, ky Model i Menaxhimit të Rrezikut për Vëndet e Ballkanit Perëndimor, propozohet si më poshtë:  

  • Identifiko rrezikun: një përmbledhje e rregulloreve politike, konceptet mjedisore dhe planet e menaxhimit; niveli i edukimit dhe praktika në edukim, sëbashku me perceptimin social dhe ekonomik të llojeve alloktone (rezultat i PP1); një koleksion i literaturës dhe informacionit nëpërmjet përfshirjes së aktoreve të interesit në identifikimin e rrezikut për sektorët e akuakulturës dhe peshkimit, ku një vlerësim paraprak është kryer ndaj llojeve alloktone (rezultati i PP2).
  • Analizo rrezikun: në mënyrë që të ndërmerret një analize e vazhduar lidhur me impaktin nga llojet alloktone, partnerët propozojne implementimin e një Strategjie Kombëtare për Llojet Invazive dhe Planin e Punës në bashkëlidhje me legjislacionin e BE-së për të bllokuar humbjen e biodiversitetit dhe në lufte ndaj ndryshimeve të klimës për 3 Vëndet Target të Ballkanit Perëndimor (rezultati i PP1).
  • Vlerëso apo Prioritizo Rrezikun: partnerët testuan përdorimin e kombinuar të instrumentave të informatizuar AS- ISK dhe MaxEnt, në mënyrë që të prioritizohet rreziku (p.sh. vlerësimi i llojeve alloktone me më shumë impakt, …) (rezultati i PP3) 
  • Trajto Rrezikun: në mënyrë që të përmirësohet aftësia në përgjigje nga gjithë partneriteti, kurse specifike dhe një kurrikul e re apo përditësimi i kurrikulës ekzistuese është implementuar (planifikuar në PP4 dhe PP5)
  • Monitoro dhe Rishiko Rrezikun: propozo implementimin e kontrrollit në introduktim, lëshim dhe vendosjen e përhershme të llojeve alloktone; propozo vendosjen e përhershme të një kontrrolli kufitar dhe biosigurie për 3 Vëndet Target të Ballkanit Perëndimor dhe vëndet fqinje të Ballkanit. 

Si një rezultat shtese, figura Profesionale e “Menaxherit të Rrezikut”sugjerohet.

 
 
 

WP6: Monitoring, Evaluation and Quality Plan

The Monitoring, Evaluation and Quality Plan for Riskman is available in English here.

 

WP7: Dissemination and Exploitation Plan

The Dissemination and Exploitation Plan for Riskman is available in English here.