PP3: Implementimi i Modelit të Menaxhimit të Rrezikut për Ballkanin Perëndimor

PP3: Implementimi i Modelit të Menaxhimit të Rrezikut për Ballkanin Perëndimor

PP3: Implementimi i Modelit të Menaxhimit të Rrezikut për Ballkanin Perëndimor

Nëpërmjet kësaj pakete pune (PP), ne dëshironim të krijonim një mundësi për aktorët e interesit që ata të kuptonin konceptet bazë të menaxhimit të rrezikut. Në ditët e sotme, Menaxhimi i Rrezikut përbën një temë të rëndësishme kërkimore, sepse rreziqet janë gjithmonë të pranishme në aktivitetin industrial. Kompleksiteti i aktiviteteve industriale (akuakultura, akuariumet, peshkimit, lundrimi me anije, e tje.) dhe rreziku i arratisjes/transmetimit të llojeve alloktone nga zonat e akuakulturës, promovon emergjencën e rreziqeve që duhen konsideruar në procesin e vendimarrjes. Për këtë arsye, ne kemi zhvilluar këtë PP në mënyrë që të qartësohen konceptet bazë të menaxhimit të rrezikut, nëpërmjet një sugjerimi të shkurtër, bazuar në literaturë ekzistuese të menaxhimit të rrezikut. Justifikimi ynë për këtë përpjekje qëndron në faktin se kjo fushë është më e diskutuara në ditët e sotme dhe ne jemi përpjekur të zhvillojmë planet e menaxhimit më të përditësuara rreth llojeve alloktone për Ballkanin Perëndimor. Kështu që presupozimi i PP3-it ështe sigurimi ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor të mjeteve të nevojshme për të qenë të aftë të kuptojnë efektet e llojeve alloktone në ekonomi, edukim dhe shoqëri. Rreziku i lidhur me 2PP është mungesa e disponueshmërisë dhe aksesit ndaj politikave aktuale dhe praktikave edukative, pa harruar parimet udhëheqëse në fushën e menaxhimit të rrezikut të llojeve alloktone ujore.

 

                Dy pjesët e para të PP3 kanë qëllim të performojnë një rishikim të literaturës lidhur me njohuritë ekzistuese lidhur me modelet e menaxhimit të rrezikut në kuadrin e koncepteve të llojeve alloktone, rrezikut, menaxhimit të rrezikut dhe metodologjisë për të realizuar të tilla lloje modelesh. Duket qarte se në literaturë, mjetet në mbështetje të vendimarrjes janë instrumenta esencial për analizën e rrezikut të llojeve alloktone, sepse ato asistojnë në identifikimin (kontrrollin e detajuar/screening) dhe vlerësimin e rrezikut të bashkëlidhur me llojet alloktone, ashtu si edhe ne sigurimin e suportit ndaj vendimarrësve të përfshirë në të tillë menaxhim. Këto modele përdoren në biznes, shkencat shoqerore, mjekesi, politike, lojëra, teknologjite e informacionit dhe transportit, ku këto përbëjnë blloqet më të mëdhenj ndërtues në menaxhimin mjedisor dhe shkencën, ditët e sotme. Hapi i parë në procesin e analizimit të rrezikut është kontrrolli i detajuar (screening) i llojeve alloktone potencialisht invazive, i cili ka për qëllim identifikimin e llojeve me shumë gjasa të jenë invazive (dhe për rrjedhojë kërkojnë një vlerësim të kuptueshëm të rrezikut) dhe ato që nuk kanë shumë mundësi për të qenë invazive (për të cilat nuk ka gjasa të bëhen analiza të detajuara).

Nje perqasje me hapa të dyfishtë sugjerohet për implementimin e përgjithshëm të menaxhimit të rrezikut për gjithë aktorët e interesit. Kjo parashikon përdorimin integrues të dy metodologjive të ndryshme: Aquatic Species Invasiveness Screening Kit (AS-ISK) për të vlerësuar rrezikun e invazivitetit të llojeve alloktone dhe metoda e Maximum Entropy (MaxEnt) për të parashikuar shpërndarjen e llojeve alloktone në Ballkanin Perëndimor. Përdorimi i kombinuar dhe i integruar i të dyja metodologjive është testuar për disa lloje alloktone të njohura, midis atyre të raportuara në listën e përditësuar për vëndet e Ballkanit Perëndimor, të krijuar si një prej rezultateve të PP2.

Instrumenti AS-ISK v.2.3 u përdor për të vlerësuar invazivitetin e disa llojeve ujore alloktone në zonën e studimit. Për vlerësimin, kufiri AS-ISK për Basic Risk Assessment (BRA) dhe BRA + Climate Change Assessment (CCA) janë përdorur në përputhje e duke u bazuar tek Vilizzi et al. (2021). Një total prej 17 llojesh, nga secili prej 3 vëndeve partnere (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali i Zi) dhe për gjithë vëndet ballkanike të kategorisë Program Balkans Countries (Kroaci dhe Maqedoni e Veriut) u përzgjodhën dhe vlerësimi i rrezikut u realizua: 10 peshq të ujërave të ëmbël, 2 peshq detar, 2 invertebrorë të ujërave të ëmbël, 2 invertebrore detar dhe 1 lloj bime e ujërave të ëmbël. Disa lloje janë vlerësuar nga më shumë se një vlerësues dhe/apo për zona të ndryshme, ku është kryer vlerësimi.

Instumenti i dytë i përdorur ishte metoda e Maximum Entropy (MaxEnt), një prej algoritmeve të Modeleve të Shpërndarjes së Llojeve (SDM) më të përdorur lidhur me praninë e llojeve kundrejt variablave mjedisore për të përllogaritur habitatet e përshtatshme për llojet subjekt studimi. Metoda MaxEnt u përdor për të investiguar shpërndarjen dhe përshtatshmërinë e habitatit të disa llojeve alloktone ujore të pranishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Llojet ishin të njëjta me ato të përzgjedhura për vlerësimin e rrezikut, bazuar në përdorimin e AS-ISK dhe i përkasin grupimeve të ndryshme taksonomike të ujërave të ëmbël dhe detar, si peshq, invertebrorë dhe bimë. Maxent u përdor në të tillë studim për të përcaktuar habitatet e përshtatshme për llojet e përzgjedhura sipas përhapjes dhe variablave të lidhur mjedisor. Përpara se të aplikohen modelet, të dhënat mjedisore u rikalkuluan duke përdorur metodën “nearest neighbour interpolation” për të përftuar resolucionin më të lartë hapsinor.

Kombinimi midis metodes MAXENT dhe instrumentave për vlerësimin e rrezikut si AS-ISK mund të asistoj politike-bërësit, natyralistet në mbrojtje të biodiversitetit dhe menaxherët për të kryer një vendimarrje të arsyeshme dhe bazuar në informacion, relativisht mbi masat menaxhuese në të ardhmen e afërt.

Përqasja më e sugjeruar në literaturë për Procesin e Menaxhimit të Rrezikut përshkruhet nga një proces në 5 hapa linear:

  • Identifiko Rrezikun
  • Analizo Rrezikun
  • Vlerëso apo Prioritizo Rrezikun
  • Trajto Rrezikun
  • Monitoro dhe Rishiko Rrezikun

 

Kështu që, sipas kësaj përqasje dhe në integrim të PP1, PP2 dhe PP3, ky Model i Menaxhimit të Rrezikut për Vëndet e Ballkanit Perëndimor, propozohet si më poshtë:  

  • Identifiko rrezikun: një përmbledhje e rregulloreve politike, konceptet mjedisore dhe planet e menaxhimit; niveli i edukimit dhe praktika në edukim, sëbashku me perceptimin social dhe ekonomik të llojeve alloktone (rezultat i PP1); një koleksion i literaturës dhe informacionit nëpërmjet përfshirjes së aktoreve të interesit në identifikimin e rrezikut për sektorët e akuakulturës dhe peshkimit, ku një vlerësim paraprak është kryer ndaj llojeve alloktone (rezultati i PP2).
  • Analizo rrezikun: në mënyrë që të ndërmerret një analize e vazhduar lidhur me impaktin nga llojet alloktone, partnerët propozojne implementimin e një Strategjie Kombëtare për Llojet Invazive dhe Planin e Punës në bashkëlidhje me legjislacionin e BE-së për të bllokuar humbjen e biodiversitetit dhe në lufte ndaj ndryshimeve të klimës për 3 Vëndet Target të Ballkanit Perëndimor (rezultati i PP1).
  • Vlerëso apo Prioritizo Rrezikun: partnerët testuan përdorimin e kombinuar të instrumentave të informatizuar AS- ISK dhe MaxEnt, në mënyrë që të prioritizohet rreziku (p.sh. vlerësimi i llojeve alloktone me më shumë impakt, …) (rezultati i PP3) 
  • Trajto Rrezikun: në mënyrë që të përmirësohet aftësia në përgjigje nga gjithë partneriteti, kurse specifike dhe një kurrikul e re apo përditësimi i kurrikulës ekzistuese është implementuar (planifikuar në PP4 dhe PP5)
  • Monitoro dhe Rishiko Rrezikun: propozo implementimin e kontrrollit në introduktim, lëshim dhe vendosjen e përhershme të llojeve alloktone; propozo vendosjen e përhershme të një kontrrolli kufitar dhe biosigurie për 3 Vëndet Target të Ballkanit Perëndimor dhe vëndet fqinje të Ballkanit. 

 

Si një rezultat shtese, figura Profesionale e “Menaxherit të Rrezikut”sugjerohet.